Katër këshilla për ta mbajtur diabetin në kontroll

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 20:00 | Nga

Diabeti është një sëmundje serioze, prandaj kushtojini vëmendjen e duhur. Ja disa këshilla për ta mbajtur këtë sëmundje nën kontroll.

1. Duke përcjellë nivelet e glukozës

Nivelet e larta dhe ato shumë të ulëta të glukozës në gjak (të quajtur hipoglikemia) mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Bisedoni me mjekun për atë se si duhet të kontrolloni nivelet e glukozës në shtëpi.

2. Bëni zgjidhje të shëndetshme të ushqimit

Mësoni se si ushqimet e ndryshme mund të ndikojnë në nivelet e glukozës. Për rënie në peshë, zgjidhni ushqimet të cilat janë të pakta në yndyrë dhe sheqer. Kërkoni ndihmë nga mjeku nëse mund t’u ndihmojë të planifikoni vaktet tuaja.

3. Stërvituni

Stërvitjet ditore mund t’u ndihmojnë të përmirësoni nivelet e glukozës në gjak te të moshuarit me diabet. Pyeteni mjekun tuaj nëse mund t’u ndihmojë me planin tuaj stërvitor.

4. Mbani shënime se si përparoni

Bisedoni me mjekun tuaj për atë se sa mirë plani juaj i diabetit funksionon. Sigurohuni të mësoni sa shpesh duhet të kontrolloni nivelet e glukozës në gjak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme