Portieri Etrit Berisha mund të largohet në janar nga Atalanta për t’iu bashkuar Genoas.
Kështu kanë njoftuar të hënën mediumet në Itali.
Berisha nuk po gjen hapësirë tek Atalanta këtë edicion dhe është Genoa që ka shprehur interesim për ta transferuar, ka njoftuar “piantagenoa1893.net”.
Portieri 29-vjeçar i Shqipërisë këtë edicion ka luajtur vetëm dy ndeshje në Serie A dhe dy të tjera në kualifikime të Ligës së Evropës.
Me Atalantën ka kontratë deri në vitin 2021. Më herët karrierë ka bërë te Lazio dhe Kalmari.