Berisha në Komisionin Hetimor: Aplikimi i “Vodafonit” për licencë është përrallë

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 11:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ka intervistuar ish-kryetarin e Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART), Anton Berishën, raporton Ekonomia Online.

Berisha, i cili me mandat 5 vjeçar ishte si kryetar i bordit në ART, pra nga data11 tetor 2003 deri më 10 dhjetor 2008, tha se çdo licencë është nënshkruar nga ai nga viti 2003 deri në 2008, e që Telekomi dhe ZMobile kishin aplikuar për këtë licencë.

“Çështja e hapjes së tenderit të Telekomit nuk e kam të qartë pasi që procesi i hapjes së tregut ka qenë me lejen e ARKEP-it, edhe PTK në atë kohë nuk ka qenë e licencuar. Ne kemi hapë tregun MVNO për të krijuar më shumë mundësi të tregut dhe për tu bërë pjesë e kornizave rregullatore evropiane”.

“Unë nuk e dijë çfarë baze kanë nisë, sepse ata nuk kanë mundur të hapin kontratë me MBNO-të pa e hapë ne tregun. Çdo licencë prej 2003 deri në 2008 është nënshkruar prej meje për operatorë virtuale, IPKO dhe Dardafon kanë qenë që kanë marrë licencë”.

“Nëse unë kam ftesën për marrëveshjen me Z-Mobile dhe Telekom, ju nuk mund të më pyesni për çështje tjera”, tha Berisha.

“Kjo nuk është jashtë temës se këtu s’po e hetojmë vetëm ZMobile dhe Telekomit”, tha Ymeri.

Blerta Deliu-Kodra, deputet e PDK-së tha se “Vodafone” është tërhequr atëherë për shkak të parregullsive që s’kanë pas ndonjë lidhje të qartë

“Z.Berisha mund të mos përgjigjeni në shqetësimet tona, do te kthehemi tek kompania Vodafone që është tërheq atëherë për shkak të parregullsive që s’kanë pas ndonjë lidhje të qartë, për herën e dytë e ka shpërblye përfaqësuesin e njëjtë, atë e udhëhequr nga ju e ka shpërblye me dy herë këtë kompani në tender për shkak të korrektësisë nuk do ta përmendi emrin”, tha Deliu-Kodra.

“Të gjitha i keni në raport, asnjë raport i Brukselit nuk ka konstatuar që procesi ka qenë jo transparent ky është konstatim i juaji. Raporti i Brukselit, është raport pozitiv edhe për punën e ART-së, nëse do me fjalë goje pyete Gani Kocin kur i ka pa raportet e Komisionit Evropian ka thanë: Pse bre burrë s’ke kallëzuar që puna është aq mirë. Raporti ka konstatuar që duhet të dalë vetëm një fitues”.

Por Berisha tha se aplikimi i “Vodafon” është përrallë.

“Unë nuk kam asnjë raport as me PTK-në as me Z-Mobile e as IPKO e as nuk kam asnjë të punësuar, sulmet ndaj meje kanë ardhur për shumë arsye. Aplikimi i Vodafone është përrallë, ata kurrë s’kanë aplikuar, ata kanë aplikuar veç në gazeta. Ne jemi përkujdes që në të gjitha proceset siguria nacionale të jetë e kontrollueshme”, tha Berisha.

Por Deliu-Kodra tha se “Vodafon” ka thënë se ata nuk kanë aplikuar për licencë pasi që procesi ka qenë jo transparent dhe tarifat kanë qenë të larta.

“Vodafoni ka thënë se ata nuk kanë aplikuar për licencë pasi që procesi ka qenë jo transparent dhe tarifat kanë qenë të larta”, tha Deliu-Kodra.

Deputeti i LDK-së, Armen Zemaj pyeti nëse pas gjithë këtyre parregullsive a ishte në rregull nënshkrimi i marrëveshjes në korrik të vitit 2008 me Z-Mobile.  

“Historia e MVNO-së neve na u ka shndërruar edhe në aspektin profesional duke u mundu me elaboruar për me mbërri deri tek njerëzit që kanë përgjegjësi. Më 27 maj 2007 ART-së iu është dërguar një letër nga Dardafon.net për shprehje të interesit për mundësi të MVNO-në, një kërkesë të tillë e ka bërë edhe PTK-ja. Më 27 korrik 2008, PTK ka nënshkruar marrëveshje me Z-Mobile, a iu duket qe kjo nuk është mirë e organizua”, tha Zemaj.

Për këtë çështje pati përgjigje Berisha, raporton EO.

“Nuk e di se si PTK ka filluar procesin e MVNO ata nuk kanë mujtë me filluar një proces të tillë për aprovimin e kornizës që hap tregun. Ajo çka di unë është që kanë mund vetëm pasi të aprovohet korniza rregullatorë”, tha Berisha.

Berisha u pyet nga deputeti Milaim Zeka nëse ka pasur presion nga partitë politikë.

“Si udhëheqës i ART-së, a keni pasur presione politike nga partitë politike?”.

Berisha tha se ai s’ka pas probleme personale me askënd përveç atyre që janë bërë publike.

“Unë nuk kam pas personalisht diçka përveç atyre publike. Unë jam i bindur qe kjo pikë i ka kaluar kufijtë e Kosovës qe problemi ka qenë më i thellë, unë nuk flas palidhje, ka me i ardhur vakti edhe ka me u sqaruar kjo punë, 10 vite ose 20 do të zbardhet edhe pse ka ndikuar në familjen time”.

Berisha tha se të gjitha dokumentet ishin nënshkruar nga zyra ligjore.

“E kisha nënshkruar çdo dokumente që e ka pru zyra ligjore sepse i kam besuar edhe marrë përgjegjësinë qe kanë mundësi mos të jenë në rregull. Gjithë dokumentet janë nënshkruar prej zyrës ligjore”.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Bekim Haxhiu, pyeti: “A është ftuar dikush nga ART në seancën gjyqësore të Z-Mobile për me dëshmuar?.

Berisha u shpreh se s’ka informacione për këtë çështje.

“Jo skam informacione”, tha Berisha.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, pyeti.

“A ju ka bo dikush shtytje nga PTK për licencimin e MVNI-ve?

Berisha u shpreh se të gjitha procedurat për licencim kanë qenë normale.

“Unë nuk jam në dijeni te asaj forme por personalisht nuk kam pas kurrfarë kërkese as prej institucionit brenda, procedura ka qenë normale”, tha Berisha.

“A keni pas korsopdencë me Genc Slamaj”, pyeti Liburn Aliu.

Berisha tha se Smajlaj ka qenë i vogël të ia bëj një kërkesë të tillë atij.

“Ai ka qenë i vogël me ma bo kërkesë të tillë. Ka pas vizita e takime me PTK-së sipas procedurave, ka qenë Shyqiri Haxha, janë munduar mu bo shefa ne art, ua kam tregu rrugën që këtu s’munden me kë. Asnjë përfaqësues i PTK-së s’ka mundur me pas ndikim te unë”, tha Berisha.

Sipas Berishës përgjegjës për mos rezultate të mira të bashkëpunimit mes PTK dhe Z-Mobile ka qenë vetë PTK-ja.

“Unë asnjëherë se kam pa këtë marrëveshje po unë mundem me thënë dy gjëra, ose gjithë menaxhmentin e PTK-së që mos rezultatet po dëshmojnë me ja lënë Z-Mobile, ose ajo ka përfituar por në të dy rastet PTK-ja është pronari i procesit dhe ata janë përgjegjës për mos rezultatet”.

Deputet Liburn Aliu, pyeti: “Në rastin e Dardafonit, kanë qenë edhe disa ndërkombëtarë a është bërë edhe aty?”.

Berisha u shpreh se ai është marrë vetëm me çështjet e plotësimit të kushteve nga operatorët.

“Përderisa ka qenë çështje e zyrës ligjore kur ka ardhur dokumenti të unë ka ardhur në kuptimin qe janë plotësuar kushtet dhe mund te aprovohet ose mund të mos aprovohet”.

“Ne e kemi mandat që me hetuar gjendjen ne Telekom, dhe këto probleme kanë filluar edhe sa keni qenë ju në ART ju jeni në cilësinë e dëshmitarit jo të akuzuarit “, tha deputeti Visar Ymeri.

Berisha tha se ai ndihet mjaft komod për punën e tij dhe angazhimin e tij gjatë mandatit të tij në ART, raporton EO.

“Armend unë skam asnjë problem personal, por unë jam komod me angazhimin tim në ART, jam themelues kam marrë vlerësimet e mia nga BE-ja, lexoni raportet, kam hapur tregun nuk kam mundur me i kënaq”, tha Berisha.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, pyeti: “A keni qenë i ftuar ndonjëherë në proces gjyqësor me Z-Mobile?

Berisha tha se jo s’ka qenë i ftuar në ndonjë proces gjyqësor madje u shpreh i habitur pse është ftuar në Komisionin Hetimor.

“Jo asnjëherë, në mandatin tim s’kam asnjë kompetencë jam ardhur edhe këtu jam çudit pse jam thirr”.

Të ngjashme