Ali Berisha, kryetari i degës së AAK-së në Pejë, ka thënë se Kosovë është i nevojshëm ndryshimi.
Në tubimin e sotëm të koalicionit Kosova Fituese në Vitomiricë të Pejës, ai ka theksuar se vendi e ka humbur orientimin strategjik, atë euroatlantik, si pasojë e Qeverisë Kurti.
“Sot Kosova nuk është mirë e ka humbur orientimin e saj strategjik, atë orientim që e kishte për shumë vite, pra orientimin euroatlantik sot më nuk e ka. Gjithë ata miq që ndihmuan Kosovën të çlirohet e ta shpallë pavarësinë sot Kosovës i kanë vendosur sanksione. Pse? Kjo për shkak të një qeverisjeje jashtëzakonisht të keqe që po e bën Qeveria e Kosovës. Kosova duhet të ndryshojë, është moment i jashtëzakonshëm jo vetëm për të”.
Ndër tjera, ai pati kritika edhe për gjendjen në arsim, shëndetësi dhe ekonomi.
“Ku e kemi arsimin? Është plotësisht i politizuar. Në shëndetësi asnjë vendim nuk mund të merret pa lejen e të mëdhenjve në qeveri dhe në ministri. Ku po shkojmë? Ku e kemi ekonominë? Ekonomia nuk mbështetet, nuk mbështeten bizneset e vogla dhe të mesme, bizneset e mëdha ‘sakatohen’”, ka thënë Berisha.