Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se do të vazhdojë të votojë kundër Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, nëse propozimi është për të votuar fshehur, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se një kryetar Kuvendi duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe të ketë mbështetje publike, duke shtuar se nuk është dakord me një propozim që do të votohet fshehurazi.
“Nëse s’ka ndonjë ndryshim, nuk do të ndryshojë as unë, pra do të vazhdoj të votoj kundër një propozimi i cili vjen për t’u votuar fshehur”.
“Një kryetar Kuvendi duhet të jetë kryetar i të gjithëve dhe të ketë mbështetje publike”, thotë tutje ai.
