Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Bekë Berisha është mirëpritur në fshatin Kaliçan te kandidati për asamble komunale Arianit Selmanaj.
Berisha bisedoi me banorët e Kaliçanit dhe shpalosi vizionin e tij për ti ndihmuar në synimet e tyre drejt së ardhmes.
Postimi i plotë:
Të mirëpritur në fshatin Kaliqan, tek kandidati për Asamble Komunale, z.Arianit Selmanaj. Së bashku me këta banorë biseduam për të ardhmen e qytetit, pra Istogun tonë. Ndërkaq, shpalosa vizionin dhe synimet tona drejt plotësimit të kërkesave që ata i kishin. Është privilegj që të kem përkrahje nga njerëz të tillë e bujar. Ju falemnderit, përzemërsisht! 121