Politikani shqiptar, Sali Berisha ka protestuar sot në oborrin e jashtëm të Parlamentit në Shqipëri.
Në fjalën e tij, përballë qytetarëve që ishin mbledhur për ta mbështetur, Berisha tha se kjo ditë, 21 dhjetor 2023, është një ditë frymëzimi për t’u ngritur në protestë kundër kësaj qeverie, që e quajti si “narkoshtet”.
“Kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë ata sot nga ju, tmerrin që kanë nga opozita e vërtetë. Ato mendojnë se duke vepruar si sot, ne do biem në qetësi, kam bindjen se kjo ditë do jetë ditë frymëzimi, një ditë që do ju rikujtojë atyre se misioni i tyre është o sot o kurrë, të përmbysim diktaturën, regjimin e krimit! Ju jeni dëshmitarë se prej muajsh ne kemi denoncuar me fakte dhe dokumente dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve”, tha Berisha.