Avokati Besnik Berisha i cili u arrestua ditë më parë, por më pas u lëshua dhe ndaj tij është caktuar masa që të mos i afrohet vendit të ngjarjes si dhe personave, ka thënë se Prokurori i çështjes Rasim Maloku, e arrestoi me urdhër të Ministres Albulena Haxhiu, dhe pa asnjë bazë ligjore.
Madje për Malokun, Berisha nuk u kursye aspak, duke specifikuar se këto që po i thotë në intervistë ia ka thënë edhe gjatë seancës që u mbajt në Kardiologji.
“Nëse një klysh i pushtetit i veshur me petkun e pushtetit, merr udhëzime nga një minister e padijshme, e pa edukuar e dështuar në profesionin e vet, patjeter se arrestohen edhe avokatët. Unë jam arrestu nga një klysh i pushtetit. Për ata që na dëgjojnë e mos me u çuditë ju tregoj kush është Ai është Rasim Maloku. Po ju tregoj se në një seancë e cila ka zgjatë nga ora 19:30 deri në orën 4 pas mesnate, Malokun e kam quajtur ahmak, e që je idiot e i padijshëm, e që ke marrë urdhëra prej pushtetit”, tha Berisha për Gazetën Nacionale.