Berisha paralajmëron sërish protestë

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa nesër në Kuvend, në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, ish-kryeministri Berisha, ka deklaruar se kjo protestë nuk do të ndalë deri në rrëzimin e qeverisë.

Ai shtoi më tej se ditën e nesërme ai do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj”.

“Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë. Ne e kemi shumë të qartë. Për ne me rëndësi është që nisin tani për të mos i ndal më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë atë ditë? Kudo!

Në sallë, jashtë salle, te qytetarët, kudo! Ju e patë për herë të parë në histori, kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua me 0 prova! Të garantoj se as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Nuk paraqitën sepse nuk kanë asgjë dhe kanë vetëm trillime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kthyer nga Rama… asnjë tjetër”, tha Berisha.

Të ngjashme