Kryetari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovs, Bekë Berisha, ka reaguar pasi drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, përfshiu dy insitucione në sigurisë në lajmin e rremë të transmetuar në RTK ndaj Periskopit dhe Nacionales.
Beka zotohet se si kryetar i Komisionit për Siguri, do të angazhohet që të zbulojë se cila është e vërteta në lidhje me përfshirjen e institucioneve të sigurisë në këtë rast.
Postimi i plotë:
Si Kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, jam duke i përcjellur me shqetësim raportimet se drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla,ka përfshirë dy institucione të sigurisë në një lajm jokredibil nga Slobodna Bosna kundër dy mediave të Kosovës.
Përdorimi i institucioneve të sigurisë kundër mediave në vend, është i papranueshëm dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Ne zotohemi se si parti në Kuvend e si Komision, do të angazhohemi për të zbuluar se cila është e vërteta në lidhje me përfshirjen e institucioneve të sigurisë në këtë rast.