Deputeti i Nisma për Kosovën Zafr Berisha duke iu referuar koalicionit qeverisës LDK-PDK, ka thënë se nuk mbahet “bashkëjetesa me zor”.
“LDK aq po i dhimbset karriga e pushtetit, sa që deri te këmbët e kalit të Skënderbeut në Prishtinë me pru “Crnagorën” me kufi s’është ka mërzitet, vetëm me ja u zgjatë Zoti edhe ndonjë ditë me rrjepë Kosovën”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.
Berisha ka thënë poashtu se se din a e din presidenti i vendit, Hashim Thaçi çfarë të keqe i ka bërë Kosovës.
“S’di a po bindet Hashimi i Burojës se çfarë të zeze i ka bërë vendit kur një titist e ka pru në krye të ekzekutivit. Me një dorë e ka ngritur, tash edhe me grushta nuk bjen ku e ka vendin”, ka përfunduar ai.