Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se në qeveritë e kaluara orët shtesë të policëve janë paguar, ndërsa kjo Qeveri i ka ndalë.
Sipas Berishës, pozita nuk është në Kuvend, sepse siç tha ai ata mendojnë se “edhe rrejnë, edhe mashtrojnë, edhe e marrin votën apet”, raporton Ekonomia Online.
Tutje ai ka thënë se pozita kanë hallin se i mbesin meritat opozitës lidhur me Rezolutën e Policisë.
“Kjo situatë e policisë do të ishte ndreq nëse do i kishim trajtu më mirë. Orët shtesë janë paguae ma përpara, prej që është kjo Qeveri këto shtesa janë ndalë. Tash duhet me gjet forma alternative. Rrezikshmëria është obligim i shtetit, duhet me ua paguar Policisë”.
“Mundet me bo një fond të posaçëm për policët. Pse nuk është pozita këtu, pse nuk përgjigjet Kryeministri e Ministri në pyetjet parlamentare. Se mendojnë që edhe rrejnë, edhe mashtrojnë, edhe e marrin votën apet. Këta dojnë veç pushtet, s’ju intereson bash kërkush. Pozita e kanë kasavetin se s’dojnë që i lon meritë kërkujt, që mos t’ju jetë edhe opozitës që po bëjnë diçka”, tha Berisha.