Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci.
Berisha dhe Cuoci biseduan për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it si dhe për hapat e mëtutjeshëm të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtutjeshëm të FSK-së si dhe ruajtjen dhe kultivimin e një klime bashkëpunimi gjithnjë në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë.
I pari i FSK-së, ka falënderuar komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij dhe trupave paqeruajtëse të KFOR-it për gjithë kontributin që po japin në vazhdimësi për garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend.
Gjatë takimit Berisha dhe Cuoci kanë koordinuar agjendën dhe ritmet e takimeve të përbashkëta për të ardhmen me qëllim që informimi, koordinimi dhe angazhimi të përbashkët në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, duke qenë në shërbim të gjithë shoqërisë kosovare.