Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka prezantuar programin zhvillimor dhe inovativ duke e quajtur Istogun “Smart City”.
Me këtë ai parasheh që në 4 vjetët e ardhshme Istogu të bëhet ndër vendet më të zhvilluara sa i përket teknologjisë informative.
Tutje, Berisha së bashku me Dren Kastratin dhe Henor Kuçin kanë diskutuar për projektin e ardhshëm dhe digjitalizimin e qytetit të Istogut. Madje si fokus të veçantë e kanë menduar qasjen sa më të lehtë tekonologjike dhe informimin e qytetarëve në kohë dhe mënyrë të duhur .
Postimi i plotë:
SMART CITY NË ISTOG Program zhvillimor dhe inovativ për ISTOGUN:
• LED ndriçues për lëvizje të këmbësorëve.
• LED panelët informues.
• Senzorë të ndryshëm.
• Qasje në internet WIFI, informacione rreth qytetit.•Energji solare, informata rreth turizmit etj.
•Kamera sigurie
•Radar të shpejtësisë
•Furnizimi me rrymë
•Panelë solarë
Së bashku me Dren Kastratin dhe Henor Kuçin diskutuam për projektin e ardhshëm, digjitalizimin e qytetit tonë. Me fokus të veçantë qasjen sa më të lehtë tekonologjike dhe informimin e qytetarëve në kohë dhe mënyrë të duhur.