Në një takim që u mbajt në zyrën e kryetarit të komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, autori i monografisë “Mall e Lot nga Stambolli” Hamdi V. Thaçi e informoi kryetarin për punën dhe angazhimin e tij së bashku me Nazife Prebreza-Thaçin në hulumtimin shkencor dhe profesional në trajtimin e çështjes së shqiptarëve në Turqi.
Me këtë rast autori në fjalë i dhuroi një kopje të monografisë “Mall e Lot nga Stambolli”, kryetarit Berisha, duke sqaruar se ky libër u kushtohet të gjithë shqiptarëve, që në periudha të ndryshme historike janë shpërngulur në Turqi.