Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha falënderoi përfaqësuesit e HAI për vizitën, bashkëpunimin dhe interesimin e tyre për qytetarët me nevojë të komunës së Fushë-Kosovës.
Naser Gashi, përfaqësuesi i HAI, njoftoi të parin e Komunës së Fushë-Kosovës se shoqata humanitare të cilën e përfaqësojnë ata do të i ndihmoj rreth 60 fëmijë bonjak me të holla, dhe forma të ndryshme materiale, si dhe do të bëjë hapjen e 5 bunarëve nëpër institucione publike aty ku është e nevojshme.
Në fund te takimit kryetari Berisha dhe përfaqësuesit e Shoqata humanitare “Human Appeal International” u pajtuan që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet tyre gjithmonë në të mirë të qytetarëve.