Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e  Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Në këtë takim ambasadori Bencze e përgëzoi ministrin Sveçla për detyren e tij të re dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë.

Në fund të takimit Ministri Sveçla adresoi fushat ku kërkohet bashkëpunim, si informimi i autoriteteve hungareze rreth planeve të Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit, vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme