Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk u votua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, raporton Ekonomia Online.
E për këtë ka reaguar koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, duke thënë se është kureshtar të dijë nëse këta deputet që ishin kundër a do t’i shfrytëzojnë benefitet e këtij ligji.
“Lëvizja VV dhe Lista Serbska nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike! Jam shumë kureshtar që ta dijë kur vjen momenti, a do t’i shfrytëzojnë benifitet që dalin nga ligji që u votua sot ne Kuvendin e Kosovës, këta deputet dhe mbështetësit e tyre?!”, shkruan Berisha.