Niveli i arsimit në gjithë Kosovën është shumë i dobët, kështu thotë kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha, duke theksuar se për për një mandat katër vjeçar do të zbatojnë një program të cilin e ka bërë Prof. dr Xhavit Rexhaj.
Sipas Berishës, ky program do të zbatohet në një periudhë katër vjeçare.
“Kështu unë duke zbatuar këtë program do të jepum shembull sesi ngritet cilësia e arsimit. E këtu kemi paraprë llaptop për mësimdhënës, tabela digjitale. Do të angazhojmë apo do të formojmë Këshillin e prindërve, dhe kështu së bashku do të bashkpunojmë të ngrisin nivelin e arsimit në Istog”.