Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se pushteti i Kurtit ka kapur çdo sektor, madje edhe sistemin e drejtësisë, falë arrogancës së numrave të qeverisë.
Ndërsa, ka kritikuar edhe partitë opozitare se nuk kanë kauzë.
Në një postim në Facebook, ish-autori i emisionit kryesor politik në RTK për shumë vjet, ka shkruar se ekonomia dhe sektorët e tjerë strategji janë në batak, kurse Vetëvendosje e Kurti Kosovën po e trajtojnë si rast social e si pronë të 50.01%!
Postimi i plotë i Berishës:
Pushteti pa kauzë!
Opozita pa kauzë!
Krejt njejtë, veç llogot partiake ndryshe!
Qeveria përbrenda po bën ç’t’i dojë qejfi, askujt nuk i jep llogari nga arroganca e numrave, e kjo trimëri po shkon aq larg sa që edhe prokurorët, gjyqtarët e hetuesia druaj se janë nën frikësim të thellë, ekonomia dhe sektorët e tjerë strategji janë në batak, Kosovën po e trajtojnë si rast social e si pronë të 50.01%!
Rrnofshin gazetarët dhe mediet!