Istogu i poshtëm ka mirëpritur kandidatin për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha, bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Ervin Hysenaj.
Berisha tha se qytetarët janë të gatshëm për reformë në qeverisje.
Postimi i plotë:
Qytetarët tanë janë të gatshëm për reformë në qeverisje. Besimi dhe mbështetja e tyre është e vulosur tashmë. Bashkë me Ervinin, jemi të hapur për secilin prej jush në adresimin e nevojave dhe kërkesave tuaja. Faleminderit për diskutimin produktiv, me qytetarë të tillë jemi në rrugëtimin e duhur! #MeqytetarëtpërIstogun 121.