Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha përmes një komunikate të bërë për media ka bërë të ditur se ka nisur kallëzim penal kundër Denis Galushi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga nenin 141 i Kodi Penal të Kosovës”.
Në komunikatë thuhet se mbrojtja e interesave të komunitetit dhe identiteti egjiptian përmes rrugëve ligjore, nuk ka të bëjë më asnjë lloj kërcënimi dhe linçimi publik ndaj Denis Galushit dhe punës së gazetarëve dhe si të tilla, veprimet ligjore nuk përbëjnë cenim të fjalës së lirë.
“Për më tepër, krahasimi “Rom+Ashkali+Egjiptian=ROM“ është i papranueshëm, ofendues, përçarës, përbën mohim të identitetit kombëtar edhe pse akti më i lart juridik në Kosovë, Kushtetuta, e përcakton si komunitet i ndarë krahas komuniteteve të tjera. Prandaj, ne si komunitet egjiptian ndjehemi të ofenduar nga barazimi i tre komuniteteve në një komunitet të vetëm sikurse në rastin konkret, ngjashëm ashtu siç mund të ndjeheshin etnitë e tjera nëse do të ishin barazuar sipas kësaj formule”, thuhet në komunikatë.
Për më shumë lexoni reagimin e plotë të partisë (PLE)
“Në cilësi të kryetarit të Subjektit Politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE), unë Veton Berisha, pa dashur të ndikojë në procesin që tashmë e kemi nisur, lidhur me kallëzimin penal të parashtruar më 9 dhjetor 2019 në Prokurorin Themelore në Prishtinë kundër z. Denis Galushi për shkak të dyshimit tëbazuar se ka kryer vepër penale: Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, nga neni 141 i Kodi Penal të Kosovës.
Por në interes të qartësimit dhe informimit të opinionit të gjerë, ju informojë se mbrojtja e interesave të komunitetit dhe identitetit egjiptian përmes rrugëve ligjore, nuk ka të bëjë me asnjë lloj kërcënimi dhe linçimi publik ndaj z.Galushi dhe punës së gazetarëve dhe si të tilla, veprimet tona ligjore nuk përbëjnë cenim të fjalës së lirë.
Unë si përfaqësues i komunitetit egjiptian, e kuptojë dhe respektojë misionin e Sindikatës së Punëtorëve të RTK dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) por ashtu siç e kemi cekur edhe në kallëzimin penal të parashtruar në Prokurorin Themelore në Prishtinë, Liria e Shprehjes,Neni 40,par.2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se“mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare”.
Për më tepër, krahasimi “Rom+Ashkali+Egjiptian=ROM“ është i papranueshëm, ofendues, përçarës, përbën mohim të identitetit kombëtaredhe pse akti më i lart juridik në Kosovë, Kushtetuta, e përcakton si komunitet i ndarë krahas komuniteteve të tjera. Prandaj, ne si komunitet egjiptian ndjehemi të ofenduar nga barazimi i tre komuniteteve në një komunitet të vetëm sikurse në rastin konkret, ngjajshëm ashtu siç mund të ndjeheshin etnitë e tjera nëse do të ishin barazuar sipas kësaj formule.
në në vazhdimësi kam pasur dhe vazhdojë të kam raporte të shkëlqyera me media dhe shumë herë së bashku kemi arritur të zgjedhim pozitivisht raste të ndryshme për komunitetin egjiptian, andaj ju garantoj se rasti i z.Galushi nuk ka si qëllim kufizimin e Lirisë së Shprehjes por ka si qëllim ta mbrojë komunitetin egjiptian nga diskriminimi.
Ne bëjmë thirrje që rastit në fjalë të mos i japin ndonjë kuptim tjetër të paqenë, por t’i japim mundësi organeve të drejtësisë të marrin vendim meritor, kurse PLE-ja shpreh vendosmërinë qëpër rastin në fjalëdo t’i shfrytëzoj të gjitha mjetet juridike në dispozicion.
Për fund, Ju garantojmë se veprimi ynë institucional duke mos e penguar asnjëherë askënd në punën e tij i kontribuon në masë të madhe zhvillimit të demokracisë, respektimit të secilit identitet në Kosovë dhe zhvillimit të një shoqërie multietnike ashtu siç e garanton Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në Kosovë”.