Berisha: Presim vendim meritor nga Gjykata Supreme

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 12:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme  pas vendimit të PZAP-së, e cila ka miratuar pjesërisht kërkesën e tyre për anulim të votave të komunitetit boshnjak në komunat me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online

Ujedinjina Zajednica të Adriana Hoxhiqit; Koalicioni Vakat, Social Demokratska Unija dhe Nova Demokratska Stranka; u janë anuluar në tërësi votat në komunat Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë.

PZAP ka anuluar në Zubin Potok gjithsej 407 fletëvotime, në Shtërpcë 499 fletëvotime, në Ranillug 255 fletëvotime, në Graçanicë 416 fletëvotime, në Partesh 196 fletëvotime, në Kllokot 249 fletëvotime dhe në Novobërdë 254 fletëvotime të subjekteve të lartcekura.

Ndërkaq, në komunat Zveçan, Leposaviq e Mitrovicë e Veriut, PZAP ka anuluar pjesërisht votat e Ujedinjena Zajednica të Adrijana Hoxhiqit dhe Koalicionit Vakat.

Berisha, tha se PZAP ka marrë vendim meritor për pesë komuna, por jo edhe për disa të tjera që kanë kërkuar ata.

Madje ai tha se Egjiptianët jam dëmtuar  me një  mandat dhe nuk është pjesë e kuvendit ndërsa me aprovimin e tyre e cila pritet të bëhet prej supremes sigurisht se do të kthehet në kuvend.

“Ne sot si parti liberale egjiptiane bashkë me partner të tjerë nga komunitetet e kemi deponu një ankesën gjykatën supreme dhe kemi premtuar që do ti shkojmë procesit deri ën fund. Dje kemi marrë një vendim nga PZAP dhe jemi të kënaqur për bazën e ankesës tonë dhe bazën e shqetësimit ku nga PZAP është konfirmuar që ka pasur keqpërdorim të votave dhe vendimi është meritor. Sot kemi ardhur për të ankimuar vendimin e PZAP për shkak se PZAP ka marrë vendim për disa komuna. Ndërsa ankesa ka qenë për të gjitha komunat dhe për pesë komuna ka marrë vendim meritor. Ndërsa sot po vijmë për të njëjtën çështje por për tri komuna të tjera të cilat nuk kanë qenë të përfshira si Gracanica. Kanë mbetur vota akoma të larta për iniciativën rome e cila mbetet legjitime brenda kuvendit. Pres që gjykata supreme me sjellë vendimin meritor.  Tani kjo dukuri duhet të anulohet në tërësi. Egjiptianët jam dëmtuar  me një mandat dhe nuk jam pjesë e kuvendit ndërsa me aprovimin tonë e cila pritet të bëhet prej supremes sigurisht se do të kthehem në kuvend. E keqja nëse mbet jashtë është nga Serbia dhe kjo është shumë e rëndë për neve me ardh dikush tjetër mi orkestrua dhe me na largu prej Kuvendit”, tha ai.

Të ngjashme