Situatë aspak e mirë e Valon Berishës te Fortuna Düsseldorf.
Ai ishte titullar në ndeshjes e parë pas rikthimit javën e kaluar, por sonte, kundër Koln – Valon Berisha qëndroi për 90 minuta në stol.
Madje ai nuk pati minuta as në pjesën e dytë, edhe pse u bënë plot 5 zëvendësime nga ana e trajnerit, Uwe Roesler.
Në fund klubi i Berishes e pësoi keq pasi ishte duke fituar 2-0 në udhëtim deri në fund, kur vendasit me dy gola të shpejtë 88’ dhe 90’ barazuan rezultatin në 2-2, për t’ia marrë një pikë dramatike.