Berisha synon të bëhet lider edhe te Lazio

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 09:45 | Nga

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, la gjurmë në ndeshjen e parë me fanellën e Lazios. Ai të dielën shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren e Lazios përballë “Top 11 Radio Club 103”, ekip të cilin e mposhti me rezultatin 14:0.

Gjurmë me Lazion, 25-vjeçari pret të lërë edhe në kampionatin italian, Serie A. Ai të hënën në një intervistë dhënë gazetës ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësi për t’u bërë lider edhe te Lazio, ashtu siç ishte te skuadra austriake, Red Bull Salzburg, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dua të jem lider i ri i Lazios, jam lojtar që marr përgjegjësi në fushë dhe jam i gatshëm që edhe këtu të jem një prej më të mirëve në ekip. Kam ardhur për të bërë një hap të madh në karrierë. Dua të bëhem një prej më të mirëve për ta dërguar Lazion përpara drejt arritjes së synimeve”, ka thënë Berisha.

Synimet e tij me Lazion janë titulli i kampionit dhe paraqitja në Ligën e Kampionëve.

“Lazio do të jetë në ‘top 5’ ekipet më të mira. Do të provojmë ta arrijmë një prej katër vendeve që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Në çdo ekip që luaj dua ta fitoj titullin. Në Serie A ka shumë lojtarë që luftojnë për vendin e parë. Kemi përpara skuadra të mëdha si Juventusi, Roma, Interi, Napoli, Milani dhe të tjera, por ne jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme