Berisha të hënën në SPAK, PD lajmëron sërish protestë

| 19 Jan 2025 | 14:23 | Nga

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e së hënës sërish në SPAK në kuadër të masës detyrim paraqitjeje të dhënë nga Apeli i GJKKO.

Në një mesazh dërguar strukturave të Partisë Demokratike konfirmohet pjesëmarrja e Berishës në Prokurorinë e Posaçme dhe bëhet thirrje për protestë, raporton euronews.al

“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha në SKAP…Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP- it si vegël  në duart e Ramës për të përndjekur kundershtarët  politikë”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave të PD.

Të ngjashme