Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur për rritjen e çmimeve dhe ndikimin e krizës së Ukrainës tek qytetarët e Kosovës. Ai ka apeluar që të shkoj në Kuvendi Ligji i Pagave, raporton Ekonomia Online.
“Siguria e gjësendeve elementare me vjen mirë që rekomandimi im për grurin ka kaluar, kriza e Ukrainës në sektorin e ushqimit mund të na prek edhe neve. Niveli i varfërisë është duke u rrit çmimet duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe pagat janë duke u ulur, sillen ligjin e pagave, sepse kriza e Ukrainës ka vështirësuar qytetarët në Kosovë”, ka thënë Berisha në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.