Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se Ramush Haradinaj e meriton të jetë kryeministër i vendit, mirëpo sipas tij sjelljet që iu bënë atij nuk kanë qenë korrekte dhe aspak të drejta.
“Unë qëndroj prapa atyre që kamë thanë dhe përkundër respektit të e madh që kam për Ramushin, sjelljt që iu bënë atij nuk kanë qenë korrekte. Ramushi e meriton të jetë kryeministër, unë shpresoj që tash e tutje do të sillen më mirë me të”, ka thënë ai.