Berisha u drejtohet ambasadave për ndihmë: Kurti nuk i përfilli kërkesat tona

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:06 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, i është drejtuar ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave vendore që të ndihmojnë këtë komunitet, i cili sipas tij, po përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

Berisha në një intervistë për Ekonomia Online kritikoi Qeverinë në detyrë, se nuk po i merr parasysh kërkesat e tyre.

“Shkresa ishte nevojë e kohës e momentit për shkak që tani 1 muaj e gjysmë jemi duke u ballafaquar me masat e marra nga qeveria dhe prej atëherë 14 marsit janë duke kërkuar nga qeveria me ju tregu për nevojat e komunitetit  me qëllimin e vetëm për tu përballë dhe për të tejkaluar situatën e Covidit dhe për të rezistuar dhe mos ta shpërndarë Covidin”.

“Kam kërkuar masa shtesë të cilat i dalin  në ndihmë komunitetit egjiptian e ato janë pako ushqimore gjëra higjienike dhe medikamente. Unë kam kërkuar buxhet që të planifikohet dhe të u shkohet drejtpërdrejtë, jemi të vetëdijshme që komuniteti egjiptian e ka gjendjen e rëndë  ekonomike edhe para COVID-it dhe nuk kanë pasur mundësi me pas rezerva në familje për të mbijetuar gjatë”.

“Pas kërkesës time në kuvend të Kosovës unë jam injoruar nuk kam marrë përgjigje dhe me datë 20 i kam dërguar shkresë kryeministrit dhe kam kërkuar buxhet për komunitetin egjiptian, nuk jam trajtuar fare, nuk e di a është shqyrtuar kërkesa ime”.

Berisha shtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti se nuk i ka përfillur kërkesat e tyre dhe për këtë arsye u është drejtuar ambasadave.

“Kryeministri ka vendosur pa u konsultuar dhe pa pasur informacionin e parë me nda një buxhet prej 2 milionë eurove që planifikohet të implementohet me datën 25 maj një muaj e gjysmë nga tash. Unë jam detyruar të dërgoj shkresë tek ambasadat tek organizatat ndërkombëtare humanitare te organizatat vendore për shkak se ne deri tash që një muaj e gjysmë kemi mbijetuar nga diaspora e komunitetit egjiptian ku ata kanë dërguar fonde dhe në këtë formë i kemi dërguar tek njerëzit në nevojë dhe në disa raste edhe prej komunave ku ka pasur komunë që u ka dalë në ndihmë”.

“Këtë po e lidhi me mundësinë e reagimit të komunitetit mospërfilljen ë masave që i ka dhëne Qeveria në mënyrë që ata me dal dhe me mbijetuar, në rast se ata nuk i përfillin masat mundësia me u shpërnda COVID është shumë i madh”.

Pas raportimeve në media se mbrëmë është infektuar me Coronavirus një grua nga komuniteti egjiptian, deputeti Berisha është shprehur i shqetësuar pasi mundësia e përhapjes te ky komunitet është e madhe pasi jetojnë në vendbanime të koncentruar.

“Për qudi edhe fal zotit nuk kemi pasur deri mbrëmë të identifikuar me COVID ndërsa mbrëmë sipas informatave nga mediet thuhet se një grua nga komuniteti jonë është e prekur informatë akoma e pakonfirmuar, informatë nga shtabi emergjent në Prizren dhe ky është një lajm jo i mirë për komunitetin për shkak se nëse nuk  ka masa të shpejta për komunitetin kam frikë se shpërndarja do të jetë e madhe”.

Kurse për mundësinë e formimit të një Qeverie nga ana e LDK-së, Berisha është shprehur se nëse merren parasysh kërkesat e këtij komuniteti do ta votojnë, raporton EO.

“Asnjë qeveri cila do qoftë ajo nuk do të votohet prej meje në rast se do të jem unë, në rast se nuk respektohen kërkesa e komunitetit egjiptian, çdo vendim i imi duhet të jetë në përputhje me kërkesat, respektimi i komunitetit egjiptian, përfilla e interesave të tyre pozicionimi më i mirë dhe trajtimi i barabartë”.

“Me cilën do qeveri do të ulemi do të bisedojmë të njëjtin trajtim  do ta kenë nga ne në rast se do të veprojnë njëjtë sikurse Qeveria Kurti, në rast se ata do të ndryshojnë dhe do të ofrojnë mundësi më tepër sigurisht që do ta përkrahim”.

Të ngjashme