Hisen Berisha nga PDK, ka thënë se koalicioni Lëvizja Vetëvendosje-LDK ka qenë joparimor dhe se sipas tij të dy subjektet kanë qenë kundërthënëse nga aspekti i filozofive që përfaqësojnë dhe që ka qenë e mundur të funksionojnë më tutje.
Berisha në Info Magazine ka thënë se Albin Kurti ka goditur në shtyllën e koalicionit.
“Kurti ka goditur shtyllën kryesore që e mbante këtë koalicion qeverisës. Personaliteti kyç rreth të cilës mbahen vlerat që i promovon LDK në aspektin tradicional ishte figura e Agim Veliut, personaliteti më i qëndrueshëm që garantonte për një përmbushje të tillë”.
“Deklarata e dhënë nga Veliu për gjendjen e jashtëzakonshme – që duhet të shpallet – është shfrytëzuar për të shkaktuar krizë politike. Nuk është ajo maja e ‘Icberg’. Kurti ka ardh në pozitë të pafavorshëm me SHBA dhe BE. Kundërthëniet me SHBA e ka kanë sjell këtu dhe goditja në shtyllën kryesore të koalicionit nuk është e rastësishme”.
“Cilido nga ministrat e LDK-së po të goditej nuk do ta kishim këtë krizë”.
Berisha ka theksuar se tash pa shkuar në zgjedhjen Kryeministrinë mund ta marrë ai lider politik që i dërgon Presidentit dëshminë se i ka mbi 61 vota.
“Më nuk mund të flitet për parti fituese, apo që ka dalë e para, tash kemi një situatë të re. Partia që ka pasur mandatin për ta bërë Qeverinë e ka humbur mazhorancën. Kuvendi nuk e ka humbur legjitimitetin por Qeveria aktuale, Kryeministri aktual, prandaj ndoshta të shtunën mund të ndonjë befasi. Tash është në dorën e Presidentit që kush është i gatshëm për ta krijuar mazhorancën për ta drejtuar Qeverinë. Lugina është në shtetrrethim dhe gjatë vijës kufitare ke forca të xhëndarmërisë dhe Rusia do të sjell 200 aeroplanë luftarakë. Kosovën nuk e shpëton më asnjë individ, por uniteti”, ka thënë Berisha duke shtuar se nga situata e tanishme e krijuar përfiton vetëm Serbia.