Deputeti i Kuvendit të Kosovës Veton Berisha, në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka folur lidhur me përmbajtën e fjalimit të tij në seancën e djeshme kushtuar të mbijetuarave të dhunës seksuale.
Ai tha që ka edhe në mesin e komunitetit egjiptian ka viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Unë e kam marrë të drejtën për të folur për një rast që nuk ka qenë e njohur për opinionin publik. Kam folur për një rast ku është dhunuar Sherije Balaj, nga komuniteti egjiptian. Kjo ka qenë dëshmitare e parë që ka dëshmuar ndaj grupit famëkeq serb çakallët. Por ajo ka vdekur në vitin 2018, pa marrë asnjë përkrahje dhe asnjë beneficion.Unë kam kërkuar që të evidentohen edhe rastet e tjera të dhunimit në komunitetin tonë.Ka disa raste që kanë ndodhur gjatë vitit 1999, por edhe pas vitit 1999 nga gjendja e pakontrolluar ka vajza dhe gra të dhunuara nga radhë e komunitetit tonë.”
Berisha foli për kontributin e Partisë Liberale Egjiptiane në institucionet e Kosovës.
“Ne kemi dhënë mandatarin tonë edhe në institucionet e Kosovës për të dhënë kontributin tonë. Kërkesa nga elektorati jonë ka qenë që ne të përfaqësohemi në qeveri me pozitën e ministrit. Por tani kjo nuk ka ndodhur sepse partia tjetër nga komuniteti jonë, e ka parandaluar këtë. Kryeministri Kurti ka qenë i ndikuar nga kjo partia tjetër që ne mos të marrim pozitë ministrore. Përfaqësuesit e kësaj partie kanë shkuar pa ndonjë marrëveshje tek grupi parlamentar i Vetëvendosjes. Ne nuk kemi hyrë në qeveri sepse Albin Kurti nuk është treguar korrekte me neve. Ai nuk ka ndonjë planprogram për komunitetet në veçanti me komunitetin tonë, asnjë pikë dhe presje. Sipas tij asnjë grupi nuk duhet ti jepet mbështetje më e veçantë por duhet të jemi të barabartë. Albin Kurti nuk i ka mbajte fjalët me neve”
Ai theksoi se PLE do të angazhohet edhe në dialogun me Serbinë.
Berisha tha se është fat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miqtë tanë.
“Unë kam qenë pjesë e takimit me presidentit Hashim Thaçi. Ne do të kontribuojmë në përfundimin e dialogut.Ne duhet të jemi unik. Kemi fat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miqtë tanë dhe duan ta përfundojnë dhe ti japin zgjidhje dialogut. Fatkeqësisht Bashkimi Evropian nuk është treguar efektiv. Kryeministri Albin Kurti duhet të marrë përgjegjësi në dialog, sepse pozita kryeministër nuk është vetëm emër por ka edhe përgjegjësi.
“Ne kemi raporte të mira me të gjitha partitë politike. Ne nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. Ne jemi disa deputetë pa grup parlamentar dhe ne bashkëpunojmë me të gjithë ata që shohim bashkëpunim tek ata”.