Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha ka vizituar lagjen Osmanaj në Kaliqan, duke theksuar se kanë problem mosfunksionimin e urës e cila është premtuar nga qeveria aktuale por nuk është përfunduar.
Berisha bashkë me kandidaten për asamble, Ajshe Metaj u zotuan se projekti për ndërtimin e kësaj ure, do tê zbatohet gjatë udhëheqjes së tij në qeverisje.
Postimi i plotë:
Projektet e lëna pezull nga komuna mungojnë pothuajse në çdo fshat. Banorët e lagjes Osmanaj, në Kaliqan kanë problem mosfunksionimin e urës, e cila është premtuar nga qeverisja aktuale, por nuk është përfunduar ende. Bashkë me kandidaten për Asamble, të listës sonë Ajshe Metaj, u zotuam se projekti për ndërtimin e kësaj ure, do të zbatohet gjatë udhëheqjes sonë katër vjeçare. Bashkërisht ndryshimi po na vjen! #Meqytetarët 121