Një studim i ri
ka zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në
lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike. Ai tregon se boja nuk është
e vetmja gjë që mbetet kur bëni një tatuazh.
Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Francë,
zbuluan se nikeli dhe kromi, ‘shkarkohen’ nga gjilpëra e tatuazhit kur
përdoret një pigment i caktuar.
Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra të
ndritshme si blu, jeshile dhe e kuqe.
Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë
reagime të këqija ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme
shëndetësore të metaleve, potencialisht toksik, të shkaktuar nga tatuazhet.
Ndërsa një studim i vitit 2015 i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut anketoi
300 persona me tatuazhe dhe më shumë se 10 përqind raportuan se pësuan një
reagim të fortë alergjik.
Fillimisht shumica e ekspertëve fajësuan bojërat, por ekipi në ESRF zbuloi se
grimcat metalike ishin në nyjet limfatike të njerëzve
me tatuazhe dhe po përpiqeshin të gjenin një lidhje.
“Ne po vijonim studimin tonë të mëparshëm, duke u munduar të gjejmë lidhjen
midis hekurit, kromit, nikelit dhe ngjyrosjes së bojërave. Pasi studiuam disa
mostra të indeve njerëzore dhe gjetëm komponentë metalikë, kuptuam se duhet të
ketë diçka tjetër. Atëherë kemi menduar të testojmë gjilpërën dhe ky ishte
momenti ynë ‘eureka’”, tha një prej shkencëtarëve.