Në ditët e para në krye të kësaj skuadre, Berlusconi është marrë me punën organizative të skuadrës.
Ai po ashtu ka vendosur edhe një standard për lojtarët, se si duhet të sillen e të duken.
“Lojtarët e Monzes duhet të jenë shembull për të tjerët. Duhet të kenë flokët në rregull, të mos kenë tatuazhe dhe mjekër. T’u kërkojnë falje kundërshtareve nëse bëjnë faull në fushë”, ka deklaruar Berlusconi.