Bërnabiq: Kosova është një krahinë autonome e Republikës së Serbisë

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot në Gjenevë se “ky është viti për njohjen e Kosovës siç është – si një krahinë autonome e Serbisë”.

Këtë deklaratë ajo e bëri në një konferencë shtypi në Gjenevë me rastin e mbajtjes së “Dialogut mbi Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Atje po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili  ka vlerësuar se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë, përmes dialogut në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme