Pas Kurtit, për darkën e sontme mes liderëve të rajonit ka folur edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Ajo ka thënë se ka frustrim në BE pas shtyerjes së takimit të parë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të vazhdimit të dialogut, takim ky që ishte planifikuar gjatë muajit maj.
Bërnabiq ka thënë se shpreson që takimi i këtij niveli të zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm.
“Beogradi është i gatshëm në dialog dhe kjo është në interesin tonë dhe të Prishtinës”, citohet të ketë thënë ajo.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti para darkës që zhvillohet sonte ka folur për liberalizimin e vizave si dhe për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende s’e kanë bërë këtë.