Bërnabiq: Pas vrasjeve masive, shërbimet sekrete po synojnë destabilizimin e Serbisë

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Pas të shtënave masive në Serbi, sot Kuvendi serb ka mbajtur një seancë në lidhje me sigurinë në këtë vend.

Në foltore, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se pas dy vrasjeve masive, siç tha ajo, ka tentativë të drejtpërdrejtë për destabilizimin e Serbisë nga shërbimet e huaja, duke theksuar “se në Serbi nuk do të ketë ndryshim të qeverisë pa zgjedhje”.

Bërnabiq po ashtu tha se në seancën e Qeverisë nuk kanë pasur asnjë qëndrim të vetëm kundërshtues dhe as se dikush po largohet nga seanca, shkruan Tanjug.

“Unë u them qytetarëve të Serbisë që të mos besojnë në gënjeshtra, dezinformata dhe përpjekje për të krijuar kaos në Serbi nga shërbimet e huaja. Kjo është e gjitha që po ndodh drejtpërdrejt nga shërbimet e huaja, gjithçka që po ndodh është destabilizimi i drejtpërdrejtë i Serbisë”, tha ajo.

Të ngjashme