Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia është konstruktive, ndërsa Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz.
Ajo në një intervistë për RTS nga Londra duke folur mbi dialogun e Brukselit ka vlerësuar se po përsëritet ajo që tashmë kishte ndodhur me Marrëveshjen e Brukselit dhe Asociacionin e Komunave Serbe, transmeton Klan Kosova.
“Kur ju keni një Beograd konstruktiv, tolerancë dhe stabilitet, në anën tjetër ju keni Prishtinën, e cila është duke u përpjekur për të parandaluar çdo dialog serioz”, ka shtuar ajo, transmeton Klan Kosova.