Në zgjidhjen për çështjen e Kosovës, duhet të merren para sysh pozicionet e dy popujve, ka thënë sot kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.
Ajo theksuar se Serbia është e gatshme që në zgjidhjen e problemit të marrë pjesë maturisht dhe përgjegjshëm, porse Serbia nuk do ta njohë ekzistimin e në shteti tjetër në territorin e vet.
“Gjendja e tashme është e padurueshme dhe doemos duhet gjurmuar për një zgjidhej, ndoshta unike, në mënyrë që në këtë pjesë të botës të vendoset paqja afatgjate e stabiliteti”, citon FoNet të ketë ka theksuar ajo.
Bërnabiq është e bindur se kjo është e mundshme nëse ndërmjet subjekteve më me ndikim në bashkësinë ndërkombëtare ka interes që epilogu të jetë i tillë.
Ajo ka theksuar se “konflikti i popullit serb dhe atij shqiptar në Ballkanin Perëndimor nuk mund të zgjidhet duke i dhënë njërës palë përkrahje në të gjitha kërkesat, sado që ato të jenë të paarsyeshme, ndërsa pala tjetër ta ulë kokën dhe ta pranojë çdo zgjidhje të imponuar”.
Bërnabiq ka thënë se ata që besojnë se me secesion të njëanshëm të politikës oligarkike të Prishtinës përfundon historia në Ballkan, nuk dinë asgjë për historinë e Ballkanit .
“Flamujt dhe rregullime politike në Kosovë gjatë shekullit të shkuar janë ndryshuar më shumë se dhjetë herë”, ka thënë Bërnabiq, duke shtuar se asgjë nga ato nuk e kanë sjellë zgjidhjen.