Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se administrata aktuale amerikane, është e gatshme që t’i dëgjojë edhe qëndrimet e Serbisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e që paraqet, siç tha ajo, ndryshim të madh për Serbinë, raporton KTV.
Duke qenë mysafire në televizionin shtetëror, duke komentuar qëllimin e Britanisë së Madhe që të mos e fus Kosovën në rend të punës gjatë kryesimit të radhës së këtij vendi me këshillin e Sigurimit të OKB-së në gusht, ajo tha se fjala është për qëllim të pasinqertë politik.
“Realisht, nuk ekzistojnë shumë gjëra që mund t’i bëjmë direkt, por do të vazhdojmë betejën diplomatike. OKB-ja do të duhej të diskutonte rreth situatës në Kosovë, siç bëri edhe deri më tani”, ka thënë Bërnabiq.