Bërnabiq: Vazhdimi i dialogut s’ka lidhje me zgjedhjet në Kosovë, varet nga taksa

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por vetëm me taksën.

Ajo i quajti “farsë” zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

” Kjo është qesharake, është një farsë. Imagjinoni që unë të jap dorëheqjen sot dhe të premten të thërras mbledhje të Qeverisë. Çfarë është kjo tjetër pos një farsë”, tha ajo.

Sipas saj, është e rëndësishme që vendi i saj të mbështes serbët në Kosovë si dhe ata të dinë se cila është politika shtetërore e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme