Bernie Sanders kaloi nga të qenurit një shaka, në një kukull prej grepit në vlerë prej 20.000 dollarëshe, më pak se për një javë.
Pas ditës së inaugurimit fotoja e Sandersit ku ai ishte ulur në një karrige, me distancë nga të tjerët, i përkulur nga i ftohti e i veshur me dorashka të thurura, Tobey King në Teksas filloi të punonte me grep. Shitet për 20,300 dollarë.
“Është çmenduri, unë e di që Bernie ishte bërë trend për shkak të asaj fotoje, dhe unë tashmë kisha një model dhe një kukull Bernie. Kështu që thjeshtë e bëra atë shumë shpejtë”, ka thënë King.
Për ta rikrijuar pamjen ekzakte të Sanders në sytë e njerëzve, i mori King shtatë orë duke punuar me grep pandërprerë.
46-vjeçarja postoi një fotografi të kukullës ne Instagramin e saj, ku mori mijëra pëlqime dhe komente. Të dielën ajo postoi kukullën në eBay të cilës ia vendosi çmimin prej 20.300 dollarësh ku ajo ka thënë që do i dhurojë për “Meals on Wheels America.”
King ka thënë se më shumë se 30 mijë njerëz kanë blerë kukullën Sanders nga dyqani i saj Etsy. Ajo tha që shpreson se Sanders do e aprovojë përpjekjen e saj.
“Me të vërtetë shpresoj që ai mendon se kjo është diçka e mirë dhe se jam duke bërë diçka të mira,” tha King.