Sandersi po e rishqyrton kandidaturën e tij pas humbjeve ndaj Bidenit

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati demokrat për presidencë, Bernie Sanders do ta “rishqyrtojë kandidimin e tij” pas humbjeve të radhës ndaj Joe Bidenit në garat e të së martes nëpër shtete të SHBA-së.

Bideni ka fituar në të trija shtetet amerikane që kanë votuar, duke e rritur epërsinë.

Sandersi do t’i shqyrtojë opsionet e tij me përkrahësit, ka bërë të ditur ekipi i tij, raporton BBC.

Ndërkohë, Bideni u ka bërë apel përkrahësve të Sandersit që ta mbështesin atë si kandidat të Partisë Demokrate, për t’u përballur me presidentin Donald Trump gjatë nëntorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme