BERZH-i rrit parashikimin e rritjes ekonomike për Kosovën – sheh rreziqe tek vonesat në projekte infrastrukturore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ngritur të martën projektimin e saj për zhvillimin ekonomik të Kosovës më 2017 në 3.7% nga 3.5% sa parashihte në muajin maj.
Zhvillimi ekonomik ka qenë kryesisht i nxitur nga rritja e investimeve dhe kontributet pozitive nga eksportet neto dhe konsumi privat, ka thënë BERZH në raportin e saj të fundit për Perspektiva Ekonomike Rajonale.
BERZH, megjithatë, e ka mbajtur parashikimin e njëjtë për zhvillimin ekonomik të Kosovës për vitin 2018 në 3.5%.
“Megjithatë, rreziqet përfshijnë vonesat e mundshme për projekte kyçe infrastrukturore, që janë qenësore për qëndrueshmërinë afatgjate të ekonomisë”, ka thënë banka, raporton Koha.net.
Më 2016, zhvillimi ekonomik i Kosovës ra në 3.4%, nga 4% më 2015, ka thënë BERZH.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pret që zhvillimi ekonomik në Evropën Juglindore të mbetet në 3.6% më 2017 dhe në 3.3% vitin e ardhshëm.
Në bazë të raportit të BERZH-it, del se vetëm Shqipëria dhe Rumania pritet të kenë rritje më të madhe ekonomike se Kosova në bazë të këtij raporti.