Çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa ditësh në mediat rozë, po përfliten se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.
Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Megjithatë, së fundmi, një veprim i aktorit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Besi ka fshirë nga Instagrami fotot me Xhensilën, duke lënë vetëm njërën prej tyre.
Në këtë mënyrë, la të kuptohet një shenjë që po kalojnë një periudhë të vështirë së bashku.
Ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë në profilin e saj. Por edhe në profilin e saj vërehet se videoja e fundit e postuar së bashku me bashkëshortin është e datës 27 nëntor 2022.