Besa e Istogu favoritë në garën e Kupës

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra pejane Besa Famgas synon të vazhdojë dominimin e plotë që tash e pesë vjet e ka në hendbollin kosovar. Hapin e parë drejt realizimit të këtij synimi pejanët shpresojnë ta bëjnë në fundjavë, kur luhet turneu final i Kupës së Kosovës.

Besa ka fituar Kupën në pesë vjetët e fundit, ndërsa gjithsej e ka fituar 11 herë. Besa ka fituar edhe pesë titujt e fundit të kampionit, por për dallim nga edicionet e kaluara, në edicionin 2018/19 po ka konkurrencë të denjë nga Kastrioti i Ferizajt, shkruan “Koha Ditore”.

Dhe përmes shortit është caktuar që në gjysmëfinale të takohen pikërisht Kastrioti e Besa, që pritet të luftojnë edhe për titull të kampionit.

Gjysmëfinalja Kastrioti – Besa Famgas luhet të shtunën (sot) nga ora 19:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në këtë arenë luhen të gjitha ndeshjet gjysmëfinale e po ashtu edhe finalet në të dy konkurrencat.

Te skuadra ferizajase, Kastrioti, synojnë t’i japin fund dominimit të Besës, ndonëse e dinë se kjo nuk do të jetë e lehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme