Istogu prej tre vjetësh ngec në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 09:00 | Nga

Gjetjet dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) gjatë kontrollit të Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV) të Komunës së Istogut vitet e kaluara, duket se nuk kanë qenë fort prioritet i qeverisjes lokale për zbatimin e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vitet e fundit janë bartur rekomandimet nga njëri vit në tjetrin pa asnjë progres.

Dhe ky nivel i ulët i zbatimit të rekomandimeve nga vitet paraprake është shënuar në raportin e auditorit për vitin 2017 si rekomandim i vetëm me prioritet të lartë.

Si rezultat i gjetjeve të auditimit për vitin e kaluar, ZKA-ja ka nxjerrë gjithsejtë 16 rekomandime. Edhe raporti i auditimit të pasqyrës financiare vjetore për vitin 2016 kishte rezultuar me 16 rekomandime nga ZKA-ja, pa shënuar progres në zbatimin e tyre, e madje as në rekomandimet e vitit 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme