Besa Kokëdhima me projekt të veçantë për festat e fundvitit

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Edhe disa këngë të reja do t’i bashkohen një numri të madh gjatë përfundimit të këtij viti.

Sikur vitin e kaluar edhe gjatë festat e fundvitit të 2018, ajo po sjell disa këngë që për tematikë ka Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Bëhet fjalë për Besa Kokëdhimën, e cila pritet që së shpejti të vjen me këngë të reja dhe të përpunuara.

Në fakt, ajo së fundi ka publikuar disa video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e veshur si “nënadimreshë”.

Ajo e ka modifikuar këngën e njohur të Krishtlindjeve, “Santa Claus is coming to town” duke e sjell në gjuhën shqipe.

Plot ngrohtësi dhe ngjyra të bukura, Besa shfaqet tejet simpatike në këtë projekt, që lansohet për fundvit.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme