Plumbat qorr të festimeve të Vitit të Ri rrezikojnë edhe dy qytetarë në Prishtinë

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Natën e ndërrimit të moteve në Kosovë nuk mungojnë as të shtënat me armë.

Si pasojë e kësaj, në dy raste të ndara në Prishtinë qytetarët janë rrezikuar nga kjo.

Një rast ka ndodhur në rrugën Ahmet Gashi, ndërsa tjetri në rrugën Bedri Shala ku veturat e dy qytetarëve janë dëmtuar nga predhat e plumbave qorr.

Njoftimi i policisë:

· Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin.

· Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme