Besa Kokëdhima rikthehet në festivalin “Kënga Magjike” me “Histori”

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, është rikthyer në kompeticionin muzikor, “Kënga Magjike” pas gjashtë vitesh.

Ajo duket se po rikthehet në këtë festival edhe më fuqishëm, marrë parasysh që kënga e saj “Tatuazh në zemër”, në vitin 2013 e shpalli fituese atë.

Biondja së fundmi ka prezantuar këngën e saj më të re “Histori”, me një tekst e ritëm mjaft të veçantë, të cilën tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube.

https://www.instagram.com/p/B4rzi8dBSWq/?utm_source=ig_embed

Për herë të parë, e njëjta vjen si kantautore, kjo ngase autorësinë e tekstit dhe muzikës të këngës së saj “Histori”, e mban ajo vetë.

“Sot prezantoj një copëz shpirti në skenën epike të Këngës Magjike. Gjatë karrierës time gjithnjë kam qenë e përfshirë në proceset e krijimit, realizimit e çdo hapi të muzikës time duke bashkëpunuar me artistë të mrekullueshëm, por këtë herë vij me një krijim tërësisht timin. « Histori » është edhe rikthimi im plot emocion tek ju”, ka shkruar në postimin e saj në Instagram artistja Kokëdhima.

Këngëtarja në fjalë është fituese e një sërë çmimesh në festivalet muzikore ku ajo ka qenë pjesëmarrëse.

Ajo triumfoi në edicionin e 5-të të Top Fest dhe edicionin e 15- të të festivalit Kënga Magjike, ku u vlerësua me çmimin e parë. Pikërisht viti 2013 ka qenë pjesëmarrja e fundit e Besës në Kënga Magjike, ku kënga e saj “Tatuazh në zemër” atë vit u vlerësua edhe me çmimin Best Dance.

“Çmimi Jon Music” dhe “Çmimi i Kritikës” janë gjithashtu çmime të fituara nga këngëtarja e njohur në festivalin “Kënga Magjike”, percjell telegrafi. Në karrierën e saj shumëvjeçare, Besa po ashtu ka realizuar edhe një së së bashkëpunimesh mjaft të suksesshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme